Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

Urbacon Trading and Contracting”, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe, ka ardhur në Shqipëri për resortin e Zvërnecit.

Kompania me bazë në Katar, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat, do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e resortit, që fillimisht u fol se do të ndërtohej nga Jared Kushner, dhëndrri i presidentit të SHVA-ve, Donald Trump. Por më vonë planet kanë ndryshuar dhe Kushner është përqëndruar vetëm në projektin e Sazanit.

Dy muaj më parë, KKTU miratoi dhe lejen e ndërtimit për resortin gjigand të Resortit për llogari të kompanisë Zvërnec South Adriatic Development shpk. Kjo kompani zotërohet nga Universal Properties Projects BV, një shoqëri e regjistruar në Hollandë. Por Kapitali ka mësuar se projektit do t’i bashkohet edhe UrbaCon.

Pak ditë më parë, kompania nga Katari regjistroi degën e saj në Shqipëri për këtë qëllim, ndonëse nuk dihet ende nëse UrbaCon do të jetë nënkontraktor për ndërtimin e projektit apo do të hyjë si aksionere në të.

Urbacon është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe. Në vitin 2024 ajo u rendit si nënkontraktori i 42-të më i madh në botë.Urbacon ka një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë dollarësh dhe është pjesë e grupit Poëer International Holding, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat. Ky grup përbëhet nga rreth 28 kompani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...