Nga Alban Daci
Madje, as nuk ka nevojë për të bërë protesta, sepse dihet se kauza ishte e drejtë e një populli të shtypur, dhunuar, vrarë, shpërngulur, vetëm pse ishin shqiptarë!
Gjithashtu, nuk duhet të ketë e nuk mund të ketë një Kuvend të Republikës së Shqipërisë që nuk do të votonte për një Rezolute kundër Gjenocidit serb në Kosovë!
Shteti flet me akte institucionale e populli me protesta! Nuk mendoj se më shumë se populli i Kosovës ka ndonjë tjetër që e din historinë e tij dhe fakti se ata vazhdojnë të votojnë Kurtin duhet të ketë arsye që bazohen në vullnetin e tyre edhe si pjesë e përjetimeve që kanë ndodhur pas Pavarësisë e deri në ditët e sotme.
Kauzat bëhen nga patriotët, por shpesh ndodh që ato vidhen e përdoren nga politikanët në shërbim të pushtetit!
Kur ndodhe kjo e fundit, nuk quhet patriotizëm, por mund të jetë një lloj forme nacionalizmi në shërbim të pushtetit për të justifikuar ngjarjet e mëdha të rezistencës se Kosovës për liri!
Nuk ka nevojë për protestë me i dëshmuar Botës se shqiptarët janë bashkë!
Luftëtari i shërben vendit në kohë luftë deri në vetëflijim dhe pa kërkuar asgjë më pas!
Një lider në kohë paqeje i shërben vendit duke e mbrojtur sovranitetin, duke rritur mirëqenien, sigurinë, forcuar demokracinë e duke rritur prestigjin ndërkombëtar!
PS.
Pse mungon në protestë Rifat Jashari?
Pse mungojnë në protestë vëllezërit Haradinaj?
Apo edhe këta ju shërbejnë politikave serbo-ruse?!