Nju Jork/ RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD) kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi, e cila synon të forcojë reformat dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Evropën Juglindore. Dokumenti u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, dhe nga Ivana Zhivkoviç, ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të PNUD për Evropën dhe CIS.

Partneriteti i ri do të shërbejë si mbështetje për zbatimin e iniciativave rajonale, përfshirë Strategjinë dhe Programin e Punës së RCC-së 2026-2028, Strategjinë SEE2030, Planin e Veprimit për Tregun Rajonal të Përbashkët dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Synimi kryesor është krijimi i një rajoni më të integruar, duke shmangur mbivendosjet dhe duke rritur ndikimin e politikave zhvillimore.

“Kjo marrëveshje na ndihmon të ecim më shpejt për atë që ka rëndësi për njerëzit – shërbime më të mira, rritje më të gjelbër, institucione më të forta dhe një rajon më të qëndrueshëm – duke përafruar platformat rajonale të RCC-së me ekspertizën dhe shtrirjen e PNUD-it,” u shpreh Kapetanoviç gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Sipas marrëveshjes, RCC dhe PNUD do të zhvillojnë koordinime të rregullta, shqyrtime vjetore të progresit dhe mekanizma të përbashkët për zbatim. Akti u finalizua në kuadër të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së në SHBA gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u lidhur ngushtë me proceset diplomatike në rajon – pas takimit ministror të Nismës Adriatiko-Joniane dhe përpara mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME