“Një vend për t’u ndier si në shtëpi” – Llatja prezanton modelin e ri të kujdesit për të moshuarit

Bashkia Elbasan vijon angazhimin e saj për përmirësimin e cilësisë së jetës së moshës së tretë, me hapjen e qendrës së katërt multifunksionale të Kujdesit Ditor për të Moshuarit. Kjo është një hapësirë e re që ofron kujdes, ngrohtësi dhe shërbime cilësore për komunitetin e të moshuarve.

Në këtë qendër multifunksionale ofrohen asistencë shëndetësore bazë, fizioterapi, këshillime sociale si dhe aktivitete të ndryshme argëtuese që nxisin komunikimin dhe aktivizimin e anëtarëve. Hapësira është menduar si një shtëpi e dytë, ku çdo detaj është përkujdesur për t’u ofruar pjesëmarrësve komoditet, ngrohtësi dhe respekt.

Çdo ditë, punonjëset e qendrës kujdesen për matjen e tensionit dhe kontrollin e diabetit, ofrojnë çaj e kafe sipas dëshirës, ndërsa në ambientet e tjera zhvillohen seanca fizioterapie dhe aktivitete që sjellin buzëqeshje e energji pozitive.

Falë programit dhe bashkëpunimit të Zyrës së Punës me UNDP Albania, të rinj të angazhuar janë bërë pjesë e këtyre qendrave, duke mbështetur stafin në ofrimin e shërbimeve dhe në gjallërimin e jetës sociale të të moshuarve. Ky bashkëpunim ndihmon në forcimin e solidaritetit ndërbrezor dhe krijimin e një komuniteti më të bashkuar.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka zhvilluar një vizitë në qendër, ku është takuar me të moshuarit dhe stafin, duke ndarë me ta ide dhe iniciativa të reja për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve.

Elbasani është qyteti i njerëzve me shpirt dhe traditë. Kujdesi për të moshuarit nuk është vetëm detyrim, por respekt për brezat që kanë ndërtuar këtë qytet. Synimi ynë është që çdo i moshuar të ketë një vend ku ndjehet i mirëpritur, aktiv dhe pjesë e komunitetit,” – u shpreh Kryetari Llatja gjatë vizitës.

Qendra e Kujdesit Ditor për të Moshuarit në Elbasan është një shembull i përkushtimit të Bashkisë për ndërtimin e një modeli social gjithëpërfshirës, ku çdo brez gjen hapësirën dhe vlerën e vet në jetën e përditshme të qytetit.

Bashkia Elbasan ka paralajmëruar hapjen e edhe dy qendrave të tjera të këtij lloji brenda vitit, duke zgjeruar kështu rrjetin e kujdesit dhe mbështetjes për moshën e tretë në çdo lagje të qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rikthime të mëdha dhe rritje e konkurrencës, fiksohet lista e ekipeve të Superiores së sezonit që vjen

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Me zhvillimin e ndeshjes së...

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...