“Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.

Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.

“Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.

Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.

“Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.

Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Z. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.

Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Teherani nuk vonon përgjigjen pas sulmit të SHBA-së në Bandar Abbas, godet një bazë ajrore amerikane

IRAN,28 maj 2026/Albania Express News/Tensionet midis Shteteve të Bashkuara...

Prokuroria kërkon “Arrest në burg” për producentin Petri Bozo pas aksidentit tragjik të 7 vjeçarit në Mengël të Elbasanit

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor...