Një person i pajetë gjendet në një rrugë rurale në Librazhd, ende të paqarta rrethanat

Një person i pajetë i seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale në fshatin Dragostunjë, që bën pjesë në Njësinë Administrative Qendër të Bashkisë Librazhd. Sipas burimeve jo zyrtare, trupi është konstatuar nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar personin e pajetë si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Aktualisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe natyrale apo për një ngjarje kriminale.

Hetimet janë në fazë paraprake dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka marrë në pyetje banorë të afërt për çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...