Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur të qarkullojë në tregun e futbollit shqiptar, ku disa klube po e ndjekin me interes si një mundësi për t’u përforcuar në këtë merkato.

24-vjeçari, pjesë e Djeffa FC, konsiderohet një profil që mund t’u bëjë punë shumë skuadrave të Superiores dhe jo vetëm. I aftë të luajë si mesfushor defensiv, por edhe në role më organizative, Roméo shihet si një “okazion” në merkato për shkak të moshës, karakteristikave të tij në fushë dhe potencialit që ofron.

Mesfushori beninez dallohet për punën në fazën mbrojtëse, rikuperimin e topit, disiplinën taktike dhe aftësinë për të organizuar lojën nga qendra e fushës. Pikërisht për këto cilësi, mediat sportive në Benin e kanë pagëzuar me nofkën “Kanté”, një krahasim që lidhet me stilin e tij të lojës dhe mënyrën se si interpreton rolin në mesfushë.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se, pas pajisjes me vizë, interesimi nga klubet shqiptare është shtuar dhe ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.

Me një profil që kombinon cilësitë mbrojtëse me aftësinë për të ndërtuar lojën, Chicoto Koffi Roméo mbetet një nga emrat që mund të rezervojë zhvillime interesante gjatë kësaj merkatoje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

SPANJË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Festimet për triumfin e...

Konflikt me armë në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

ELBASAN ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...