Një histori që më preku thellë

Rubrika e së dielës: Refleksione vere

Nga Xhoi Jakaj

Një e diel gushti, një takim krejt i papritur dhe një histori që më mbeti në mendje. Këtë javë, në kishë, aty ku shpesh gjej paqe dhe qetësi shpirtërore, ndoshta sepse besimi më është trashëguar me shumë dashuri nga mamaja ime u njoha me një vajzë të re, që më tronditi me thellësinë dhe zgjuarsinë e saj.
Do ruaj privatësinë e saj, siç ajo vetë dëshiroi. Por nuk mund të mos ndaj me ju çfarë më mësoi ky takim i shkurtër, por i paharrueshëm.Ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Me një vështrim që të shikonte drejt në shpirt ,dy sy plot besim dhe njëkohësisht pasiguri. Në vend që të ndiqte ëndrrat e saj si çdo vajzë e re në moshë, ajo kishte zgjedhur të largohej nga vendi me një vizë pune, për të ndihmuar nënën në rritjen e motrave dhe vëllezërve më të vegjël. Mendimi i saj i përditshëm ishte: “Si ta ndihmoj mamin?” Edhe pse ndoshta ajo vetë nuk ishte mbështetur mjaftueshëm për të ndjekur një ëndërr të vetën, kishte zgjedhur të sakrifikonte.Ky takim më frymëzoi të ndaj disa reflektime ,një thirrje e sinqertë për të gjitha nënat shqiptare. Sepse përmes syve të saj, pashë shumë vajza të tjera që rriten me dashuri të pakët dhe me frikën e gjykimit.

Disa fjalë për nënat…

Mos e paragjykoni vajzën tuaj.
Mos e frikësoni me standarde të rrepta apo me termin e dhimbshëm: “Çfarë do të thonë të tjerët?” Në vend të kritikës, jepini pranimin dhe mirëkuptimin që kërkon një vajzë, veçanërisht në moshën e adoleshencës.

Dëgjojeni me vëmendje.
Shpesh, një vajzë e pasigurt nuk ka nevojë për zgjidhje, por për dikë që thjesht ta dëgjojë pa e gjykuar. Ajo foli me mua pa më njohur fare ,thjesht sepse ndjeu që isha aty për ta dëgjuar, jo për ta drejtuar.

Pranojeni për atë që është, jo për atë që doni ju të jetë.
Dashuria e pakushtëzuar ndërton vetëbesim dhe lidhje të shëndetshme. Mos e dëno kurrë një fëmijë pse jeta jote nuk shkoi ashtu si doje.
Mos ia mohoni mbështetjen për shkak të ‘turpit’ apo mendësive të vjetra.
Sepse këto plagë nuk duken menjëherë, por dhembin gjatë gjithë jetës. Vajzat kanë nevojë për krahë, jo për zinxhirë.
Mos e lini vajzën të rritet me ndjesinë se nuk është e mjaftueshme.
Dashuria që i jepni sot është forca që ajo do mbajë me vete për gjithë jetën.Një vajzë që nuk ndjehet e përkrahur nga nëna, shpesh rritet me boshllëqe emocionale që nuk mbushen kurrë. Por një vajzë që ndjehet e dashur, e dëgjuar dhe e mbështetur, bëhet një grua e sigurt, e fortë dhe e përmbushur – që ecën në jetë me kokën lart, sepse di që gjithmonë ka pas krahëve dashurinë e nënës së saj.Ndoshta ky shkrim është një ftesë për reflektim, por edhe një dorë për nënat që duan të jenë më pranë vajzave të tyre.Sepse një vajzë që ka një nënë të mirë, ka botën me vete.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...

U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan...