Në komunën e Gjakovës është regjistruar një rast i rrallë gjatë zgjedhjeve lokale, ku qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Perkaj ka marrë 52 vota, pavarësisht se ka ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti tragjik.
Burime zyrtare shpjegojnë se emri i tij ka mbetur në listë për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, të cilat nuk lejuan ndryshimin e kandidatëve pas një momenti të caktuar të procesit.
Një ngjarje që ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një “kuriozitet elektoral” i rrallë në vend.