Niko Peleshi vihet në lëvizje për strukturën e re të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka nisur pa humbur kohë punën për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes socialistëve dhe demokratëve, e cila rrjedhimisht do të çojë edhe në plotësimin e vakancave për komisionet parlamentare.

Ditën e hënë, në orën 11:00, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve dhe do të kërkojë nga opozita që të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.

Partia Demokratike ka zgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuara nga PS, por refuzon t’i depozitojë zyrtarisht në Kuvend sepse kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores.

Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar betejë në Gjykatë Kushtetuese, ndaj dhe kryetari Niko Peleshi është vënë në lëvizje për të gjetur një gjuhë të përbashkët për palët, si dhe të nisë pa humbur kohë puna në komisione.

4 komisionet që do të drejtohen nga opozita:

Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Nënkryetarët e opozitës në komisionet që do të drejtojë PS:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë PS:

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut – Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani

Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi

Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi

Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi

Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj

Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Kryetar i komisioni Nisama Qytetare – Fatmir Xhafaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME