Ngjarje historike: Shqipëria dhe Italia, mbledhje e përbashkët qeverish më 13 nëntor

Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët, që do të shënojë një moment të ri në bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mbledhja do të mbahet më 13 nëntor, me pjesëmarrjen e plotë të kabineteve qeveritare të Edi Ramës dhe Giorgia Melonit. Takimi do të përqendrohet në forcimin e partneritetit strategjik në fusha kyçe të zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe bashkëpunimit social.

Vetëm një ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi në parim marrëveshjen për bashkëpunim strategjik me Italinë, e cila parashikon thellimin e bashkëpunimit në të paktën 10 fusha, që variojnë nga shëndetësia, energjia dhe mjedisi, deri te industria e sigurisë, bujqësia, arsimi profesional dhe rritja inteligjente.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht gjatë takimit të 13 nëntorit, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, duke përforcuar rolin e Italisë si partneri më i afërt strategjik i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky takim shënon një hap historik në raportet mes dy qeverive, duke e ngritur bashkëpunimin tradicional në një nivel të ri institucional dhe politik. Sipas burimeve diplomatike, mbledhja e përbashkët synon të vendosë bazat për projekte konkrete në infrastrukturë, investime të përbashkëta dhe zhvillim teknologjik, me qëllim forcimin e lidhjeve mes dy brigjeve të Adriatikut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...