Basha paraqitet në SPAK, thirret si deklarues për hetimet e 21 Janarit

Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantikë, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Burime nga Prokuroria e Posaçme konfirmojnë se Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, për të dhënë deklarime në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e 21 janarit 2011, ku katër protestues humbën jetën përpara Kryeministrisë.

Në kohën kur ndodhi tragjedia, Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e asaj kohe.

Sipas gazetareve në terren, përfshirë Anila Hoxhën e Top Channel, ish-ministri është paraqitur paraditen e sotme në selinë e SPAK-ut dhe pritet të japë sqarimet e tij mbi rrethanat e ngjarjes, në kuadër të hetimit të ri që ka rihapur dosjen pas shumë vitesh stanjacioni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...