Nga Tirana në Kembrixh e SHBA, Sala rrëfen eksperiencat që e formësuan në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në një retrospektivë që nga koha e diplomimit në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, deri te përvojat profesionale në botë, u shpreh se krahas roli të mjekës, ka pasur edhe një sërë angazhimesh si organizatore dhe koordinuese.

Në podkastin “Flasim”, me Kryeministrin Edi Rama, ministrja Sala tha se “kur mbaron mjekësinë mendon se i di të gjitha, por kur përballesh me jetën dhe pacientët, aty fillon gjithçka”.

Sala tha se si struktura, spitalet në Shqipëri janë edhe më të mira se institucione të tjera në botë, ndërsa theksoi se mjekët shqiptarë u përgatitën në një kohë kur teknologjia nuk kishte avancuar dhe mjekësia bëhej me zemër, shpirt dhe pasionin për kushtet që ishin.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë nënvizoi se “ajo që e ka mbajtur shëndetësinë shqiptare në këmbë ka qenë profesionalizmi i atyre që vishnin bluzën e bardhë në kushtet më të pabesueshme për nga mizerabiliteti.

Rama, duke iu referuar ministres Sala, tha se ajo ka menaxhuar në botë struktura shëndetësore të rëndësishme.

“Sistemet shëndetësore ku kam punuar kanë qenë të ndryshme, ka qenë Anglia, Amerika, Italia që janë shumë të ndryshme nga Shqipëria dhe kjo është një mënyrë për të peshuar çfarë ka qenë atje gabim”, tha Sala.

Ajo tha se pas specializimit për radiologji në Kembrixh, bëri një specializim në Amerikë ku për gjashtë vite drejtoi departamentin e imazherisë së trupit në spitalin Sloan Kattering.

“Eksperiencë shumë e bukur, jo sepse më dha një dimension menaxherial, më dha një dimension shumëplanësh. Për të krijuar programin e imazherisë së Kembrixhit, u riktheva për të bërë pjesën e aplikimit për në onkologji”, vijoi Sala.

Ministra Sala nënvizoi se asnjëherë nuk e ka ndjerë diferencimin për shkak të origjinës nga Shqipëria, kjo as në Angli, as në Amerikë, dhe Itali më pak.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...