Nga Shkolla ‘Onufri’ te Markata e Re: Projekte që Transformojnë Rajonin Nr. 2

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje vijon në Rajonin Nr. 2 të Bashkisë Elbasan, ku banorët patën mundësinë të shprehin prioritetet dhe nevojat e komunitetit të tyre.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe deputetja Aulona Bylykbashi, të cilët theksuan rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe në planifikimin e investimeve publike.

Kryetari Gledian Llatja bëri një përmbledhje të investimeve të realizuara dhe atyre në proces, duke përmendur ndërhyrjet në rrugë, kanalizime, sistemin e fasadave me kapot në pallate, ndërtimin e terreneve sportive dhe hapësirave të gjelbra, si edhe hapjen e qendrës së parë për të moshuarit.

Ai gjithashtu njoftoi për projektet në zhvillim, duke theksuar se, “ Shkolla ‘Onufri’, një shkollë e rikonstruktuar plotësisht, e cila ishte edhe një kërkesë e banorëve. Në Rajonin Nr. 2 kemi bërë shumë punë të mira, si në qendër ashtu edhe në periferi. Kemi vijuar me sistemin e kapoteve në shumë pallate dhe do të vazhdojmë me investime të tjera. Formati i buxhetimit me pjesëmarrje është shumë i rëndësishëm, sepse u jep mundësi qytetarëve të votojnë prioritetet e tyre.”

Në vijim, Llatja shtoi se një nga projektet më të mëdha në zhvillim është krijimi i një hapësire të madhe sportive dhe rekreative, me një sipërfaqe prej 22 mijë metrash katrorë, ku ka nisur puna për ndërtimin e një projekti modern që do të përfshijë, dy fusha sportive (kalçeto, basketboll, volejboll, tenis), kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë e të moshuar.

Kryebashkiaku bëri me dije se është gati projekti për rikonstruksionin e Markatës, i cili pritet të nisë së shpejti.

“Do të shohim mundësinë që vitin e ardhshëm, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ose përmes projekteve të ndryshme, ta financojmë këtë investim me vlerë të konsiderueshme. Markata duhet të kthehet në një qendër të fortë ekonomike për qytetin”  u shpreh Llatja.

Deputetja Aulona Bylykbashi vlerësoi bashkëpunimin mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë, duke theksuar se investimet e realizuara kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në lagjet e Rajonit Nr. 2.

Gjatë takimit, banorët paraqitën disa kërkesa konkrete, për të cilat Kryetari Llatja siguroi se do të merren në konsideratë në planin e investimeve të ardhshme.

Është vënë re një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve, me një prani të madhe grash dhe vajzash, ç’ka tregon angazhimin e komunitetit në vendimmarrje.

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje mbetet një praktikë e rëndësishme e Bashkisë Elbasan, që garanton transparencë, përfshirje qytetare dhe zhvillim të qëndrueshëm për çdo lagje të qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kaos në Itali përpara ndeshjes së Serie A, tifozët e të dyja skuadrave përleshen në rrugë

Një përleshje midis tifozëve në Pizas ndodhi disa orë...

Zelensky u largua duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, zhgënjim në Kiev

Takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë...

Barcelona rikthehet te fitorja, katalanasit mundin Gironën në sekondat e fundit dhe ngjiten të parët ne La Liga

Barcelona është rikthyer te fitoret pas dy humbjesh radhazi,...

Ndahet nga jeta në moshë të re Joana Qyli, pjesë e konsullatës shqiptare në Selanik

Është ndarë nga jeta në moshë të re, Joana...