Nga rrugët e lashta të Kalasë te pyjet e Ginarit, bujtinat sjellin jetë të re në Elbasan

Në kohën kur Shqipëria po njeh një bum turistësh, Elbasani po i përgjigjet sfidës, duke rikthyer në përdorim thesaret e tij historike dhe natyrore, dhe duke i shndërruar ato në përvoja të paharrueshme për çdo vizitor. Brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, në Gjinarin piktoresk dhe në Funarin e gjelbër, po marrin jetë bujtina të vogla familjare, që mishërojnë një turizëm të qëndrueshëm, të ngrohtë e autentik.

Shembull është “Vila Zoi”, një bujtinë e vendosur në zemër të kalasë, aty ku rrugët e gurta të Via Egnatia-s shpalosin rrëfime mijëravjeçare. E hapur një vit më parë, falë bonusit të rijetëzimit nga Ministria e Kulturës, kjo iniciativë familjare është sot një ndalesë e preferuar për turistë nga e gjithë bota, nga Europa në Zelandën e Re, nga Afrika e Jugut në Australinë e largët.

Qëndrimi në “Vila Zoi” nuk është thjesht një fjetje, por një përjetim, aty shpaloset panorama e kalasë, ndërsa aroma e kafesë në mëngjes përzihet me historitë që mbart çdo gur i kësaj zone.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vlerëson bujtinat si një formë të qëndrueshme zhvillimi turistik dhe u bën thirrje familjeve e sipërmarrësve të ndjekin këtë model suksesi. “Ne duam që vizitorët të mos e shohin Elbasanin vetëm si qytet transit, por ta përjetojnë atë, të qëndrojnë, të shijojnë historinë, natyrën, ushqimin dhe mikpritjen tonë,” thekson ai.

Me mbështetjen e qeverisë dhe nismat e bashkisë, bujtinat në Kala, në Gjinar dhe në Funar po i japin një pamje të re turizmit në Elbasan, duke i kthyer këto zona në destinacione të vizitueshme në çdo stinë të vitit.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Mallkimi i përvitshëm – tetori që i merr frymën Elbasanit

Nga viti në vit, tetori duket se mbetet një...

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Izrael: Shqipëria mbështet paqen dhe bashkëjetesën në Lindjen e Mesme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për lirim, avokati: Vendim pa arsyetim

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

315 kuota të lira për bonus qiraje në Elbasan, Llatja: Mos humbisni afatin e aplikimit

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit u miratua...