Nga një ëndërr e brishtë te betimi solemn në Kuvend, rrugëtimi frymëzues i Sara Milës, deputetja më e re e Partisë Socialiste

Shtatori i këtij viti shënon një pikë kthese të jashtëzakonshme në jetën e Sara Milës, tashmë deputete e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ndan emocionet e këtij momenti solemn, që përkon me një përvjetor personal të mbushur me reflektim, guxim dhe mirënjohje.

Një vit më parë, në shtatorin e vitit 2024, Sara Mila ishte një vajzë me një ëndërr dhe një pyetje të madhe:Të aplikoj apo jo tek ‘Deputeti që Duam’?”.

Ajo që atëherë u duk si një hap i vogël e i pasigurt, u shndërrua në vendimin që i ndryshoi jetën. Një vit më pas, ajo është gati të japë betimin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. “Nga një ëndërr e brishtë tek një realitet i madh… ky është udhëtimi që më mësoi se kur guxon,hapen dyer që s’i kishe menduar kurrë. Ose kishe pasur frikë të hyje në to”, shkruan Mila në mesazhin e saj.

Për Sara Milën, rrugëtimi drejt përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend nuk ka qenë i lehtë. Ka qenë një vit plot sfida, dyshime,përballje me veten dhe me sistemin, por edhe një vit i mbushur me magji, rritje dhe mbështetje nga ata që besuan në të që nga dita e parë.

Ishte një garë e ndershme,e fituar me punë, përkushtim dhe autenticitet,vlera që e kanë shoqëruar që në hapat e parë të kësaj aventure politike.

Postimi i saj kthehet jo vetëm në një reflektim personal,por edhe në një thirrje publike, veçanërisht për të rinjtë. “Mos u ndalni para dyshimeve dhe mos lini që frika t’ju mbajë peng. Ndoshta edhe një hap i vogël,një ‘po’ e thënë në kohën e duhur,mund të jetë fillimi i rrugës që ju çon drejt vetes suaj më të mirë. Siç ndodhi me mua”.

Ky mesazh, i thjeshtë dhe i ndjerë,e kthen Sara Milën në një model për shumë të rinj dhe të reja që dëshirojnë të angazhohen në politikë apo në jetën publike,por hezitojnë për shkak të frikës ose pasigurisë.

Në fund të mesazhit të saj,Sara shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë ata që besuan dhe ëndërruan bashkë me të, duke e mbështetur në një udhëtim që tashmë ka marrë një dimension kombëtar.

Sara Mila, përveçse një fytyrë e re në politikë, po dëshmon se brezi i ri nuk është thjesht spektator,por aktor i denjë i ndryshimit.

Dhe këtë shtator,ndërsa ajo nis zyrtarisht mandatin e saj si deputete,sjell me vete një histori që frymëzon dhe motivon,se gjithçka nis me një “po”,me një hap përpara dhe me besim tek vetja.

Në një kohë kur politika ka nevojë për zëra të rinj,të guximshëm dhe të ndershëm, historia e Sara Milës është dëshmi se idealizmi,kur bashkohet me përkushtimin, mund të bëhet realitet.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ermal Elezi:Krenari të përfaqësoj Gramshin , një vend me rrënjë të thella dhe traditë të çmuar

  Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe krenarie, deputeti i...

Formacionet zyrtare/ Ndryshime në masë në radhët e kuqezinjve, si rreshtohen skuadrat në miqësoren Shqipëri-Jordani

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel...

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...