Aksident në Unazën Jugore të Elbasanit, një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy autovetura janë përplasur “kokë më kokë” ndërsa qarkullonin në Unazën Jugore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.

Si pasojë e përplasjes,të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme,ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe fatmirësisht,dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

ITALI ,18 maj 2026/Albania Express News/Kur nga autobusi i...

“E-Albania 2.0”, rihapet platforma, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Është rihapur aktiviteti i platformës...