Nga Interi te Torino: Asllani gjen projektin e ri të karrierës

Pas tre sezoneve me ulje-ngritje te Interi, Kristjan Asllani ka nisur një kapitull të ri te Torino. Mesfushori shqiptar, i cili u formua te Empoli dhe më pas u transferua në Milano, e cilëson zgjedhjen e tij për të veshur fanellën granata si të natyrshme dhe të qetë, pavarësisht presionit të merkatos në ditët e fundit. “Po kërkoja një projekt si ky – këtu të gjithë besojnë tek unë dhe ishte një vendim i lehtë”, ka thënë ai.

Asllani thekson se ka gjetur një ambient të shëndetshëm dhe shokë skuadre të përkushtuar, me të cilët beson se mund të arrijnë objektiva të rëndësishëm. Ai nuk fsheh synimet personale: të ndihmojë skuadrën me gola nga goditjet e lira, duke vendosur objektivin e tre ose katër realizimeve këtë sezon.

Mesfushori 22-vjeçar kujton me emocion etapat e kaluara: suksesin me Empolin, kampionatin Primavera dhe mbi të gjitha eksperiencën tek Interi, klub që e kishte ndjekur si tifoz. “Të luaja me atë fanellë ishte e pabesueshme. Fitova titullin, u rrita si lojtar dhe si njeri”, thekson ai.

Në Torino, Asllani shpreson të përcjellë përvojën e tij për më të rinjtë, duke qenë një shembull i ngjashëm me atë që kanë qenë Çalhanoglu dhe Barella për të. “Ata ishin dy modele për mua, brenda dhe jashtë fushës. Tani dua të bëj të njëjtën gjë te Toro.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...