News24 po përballet prej 2 ditësh me një represion të pazakontë policor gjë që solli edhe ndërprerjen e transmetimit për herë të parë në historinë e mbi 2 dekadave që nga krijimi. Teleshikuesit nuk arrijnë të ndjekin ekranin e tyre të dashur ndaj të cilit kanë qëndruar besnikë prej mëse 23 vitesh. Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare.
Gjithçka ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e News24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën. Për uzurpimin e News24 nga Policia e Shtetit dhe mbylljen e sinjalit në mënyrë arbitrare kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë. Mijëra e mijëra ndjekës kanë dënuar këtë akt barbar, duke shprehur solidaritet për të gjithë punonjësit.