Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele siç do javë në Pokastin FLASIM, është ndalur te Samiti i Diasporës që do të mbahet në Tiranë në datën 13.

Kreu i qeverisë tha se ky takim bën bashkë gjithë shqiptarë nga e gjithë bota në Tiranë, duke kthyer gjithë vëmendjen te historitë e tyre të punës, përkushtimit dhe suksesit.
“Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri dhe, sa herë u jepet mundësia, mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë Shqipërinë.

E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, histori suksesi, pune e përkushtimi, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë, por, njëkohësisht, edhe një hapje për vlerësim.
Vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë arritur dhe kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre, miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar, në një farë mënyre, krahët e shqiponjës sonë.
Sot, diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner, si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe, hap pas hapi, në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes.
Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për vetë shqiptarët, kudo që janë”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkën, festime anë e mbanë vendit me mesazhe për paqe dhe dashuri

Besimtarët ortodoks kanë kremtuar Pashkën e madhe në Vlorë....

Zbulohet në Durrës baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët, dy në pranga

DURRËS ,12 prill /Albania Express News/ Zbulohet baza që...

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare në Dhërmi, zbulohet itinerari i saj

Ivanka Trump ka lënë vilën qeveritare në Dhërmi rreth...