Nëntë vite pa Dritëro Agollin

9 vjet më parë, më 3 shkurt 2017, u shua shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli, në moshën 85-vjeçare.

Krijimtaria letrare që la pas përfshin një larmi gjinish, si: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash.

Për vite me radhë, drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ushtroi profesionin e gazetarit në të përditshmen “Zëri i Popullit” dhe për disa legjislatura, shërbeu si deputet.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas.

Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku përvijohen traditat heroike të vendit. Në këto tone, ka shkruar romanin “Komisari Memo” (1969), si edhe një sërë vjershash dhe poemash, në të cilat pasqyrohet fryma heroike e periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare.

Mes krijimeve të tij satirike, romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973) veçohet për një kontribut letrar të pamohueshëm.

Krahas këtyre angazhimeve, pena e tij arriti të depërtonte në “terrenin” e tingujve, pasi ishte edhe tekstshkrues këngësh. Mes titujve më të njohur përmendim: “Kush më njeh mua”, prezantuar në Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, si edhe “Kur të jesh mërzitur shumë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...