“Nëntë vende bllokuan miratimin e raportit IBAR”, Berisha: Integrimi është në vendnumëro, por mund të ketë edhe kthim prapa

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sërish IBAR-in, raportin e vlerësimit të standardeve dhe luftës kundër korrupsionit.

Berisha është shprehur se në Bruksel, në debatin që po zhvillohej për IBAR-in ishin 9 vende që kundërshtuan miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shteti ligjor në Shqipëri.
“1 prilli është dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e arritjes më të madhe historike në fushën e sigurisë pas shpalljes së pavarsisë së vendit. Por këtë ditë ne morëm edhe një lajm të hidhur, që e fshehur qeveria.

Këtë ditë në Bruksel, në debatin që do zhvillohej për IBAR-in me Shqipërinë, nuk ishin më tre apo katër vende që kundërshtonin miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, por ato u bënë 9 vende që e kundërshtuan me shumë argumente dhe shumë çështje votimin e këtij raporti.
Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu këtu, përkundrazi nxjerr zëdhënësit e tij të mashtrojnë shqiptarët. Por unë përsëri u them se pa votimin unanim të këtij raporti, Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull, çka do të thotë procesi i integrimit për momentin është vendnumëro.
Edhe ky është një motiv shumë i fortë për shqiptarët që të mbrojnë projektin e tyre, projektin e jetës së tyre, projektin e integrimit të vendit në BE”, u shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME