Në shtëpi dhe transfertë, tifozët e Elbasanit bëjnë diferencën

Në këto pesë javë të para të kampionatit, Elbasani nuk ka spikatur vetëm në fushë si lider i Superiores, por edhe në tribuna, ku tifozëria verdheblu është kthyer në një fenomen më vete.

“Elbasan Arena” është shndërruar në një fortesë të vërtetë jo vetëm për lojtarët, por edhe për mbështetësit që e kanë kthyer stadiumin në një festë javë pas jave.

Shifrat dhe pamjet flasin vetë: në çdo ndeshje të luajtur në shtëpi, tribuna ka qenë e tejmbushur, me koreografi, këngë dhe atmosferë që e bëjnë dallimin me shumë skuadra të tjera të kampionatit.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë fenomen është fakti se mbështetja nuk ndalet vetëm në Elbasan. Në transfertë, verdheblutë kanë pasur gjithnjë një numër të madh tifozësh që shpesh kanë dominuar mbi tifozeritë vendase, duke treguar një besnikëri dhe pasion të rrallë.

Ky entuziazëm i jep skuadrës një shtysë shtesë, duke e ndjerë sikur luan gjithmonë në fushën e vet. Binomi fitues duket i qartë: një ekip që kryeson klasifikimin dhe një tifozeri që kryeson në tribuna.

Në një kampionat ku konkurrenca është e fortë dhe diferencat bëhen edhe nga detajet, fakti që Elbasani ka përkrahjen masive të tifozëve është një avantazh i çmuar. Pasioni i tyre ka rikthyer identitetin dhe krenarinë e qytetit, duke e bërë klubin jo vetëm pretendent për trofe, por edhe një model se si bashkëpunimi mes skuadrës dhe tifozerisë mund të krijojë një frymë fituese. Madje, në ndeshjen e fundit me Teutën, tifozët ultras qëndruan në tribunën që mban emrin e shokut të tyre të ndjerë, Spartak Mazhi.

Nëse ky ritëm mbahet gjatë gjithë sezonit, atëherë Elbasani nuk është thjesht një ekip që synon titullin, por një fenomen sportiv ku fitorja në fushë shkon krah për krah me fitoren në tribuna.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...