Ndryshime në listën e Serbisë – Stojkoviç fton dy lojtarë të rinj

Tre ditë pasi publikoi listën me lojtarët e ftuar për dy sfidat e radhës kualifikuese të Botërorit 2026, përballë Shqipërisë dhe Andorrës, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka bërë disa ndryshime në përbërje.

Në listë janë shtuar dy emra të rinj: portieri Vanja Dragojeviç, i cili mori një telefonatë në minutën e fundit nga trajneri dhe kështu u transferua nga kombëtarja U21 te skuadra e parë, duke marrë thirrjen e tij të parë me Serbinë; si dhe anësori i Vojvodinës, Lazar Rangjeloviç.

Stojkoviç do të dalë sot në konferencë për shtyp në Stara Pazova, në orën 11:00, ku pritet të sqarojë ndryshimet dhe gjendjen e ekipit. Po sot, kombëtarja serbe nis përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Leskovac, të shtunën, më 11 tetor.

Pas kësaj sfide, Serbia do të udhëtojë drejt Andorrës për ndeshjen e dytë kualifikuese të këtij cikli.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...