Ndeshja rekord: Xhokoviç dhe Çiliç bashkojnë 75 vjet përvojë tenisi

Pas 28 ditësh mungesë nga fushat e tenisit, Novak Xhokoviç u rikthye të premten me një fitore bindëse në turneun Masters 1000 të Shangait, ku ka triumfuar plot katër herë. Tenisti serb mposhti kroatin Marin Çiliç me rezultatin 7-6(2), 6-4, duke kaluar në raundin e tretë.

Ky duel hyri në histori si ndeshja mes dy kundërshtarëve më të moshuar në historinë e këtij turneu, që nga themelimi i tij në vitin 1990. Së bashku, Xhokoviç (38 vjeç) dhe Çiliç (37) përbëjnë një moshë totale prej 75.43 vitesh.

Rivali i radhës për ‘Nole’-n do të jetë gjermani Janik Hanfman, i ardhur nga kualifikueset, që eliminoi Frances Tiafoe. Sfida mes tyre do të luhet në orët e para të mëngjesit të 7 tetorit (04:00).

Pavarësisht mungesës në disa turne Masters këtë sezon, Xhokoviç renditet aktualisht i treti në “Race to Turin 2025” me 4,230 pikë, 885 më shumë se Lorenco Museti, që mban vendin e fundit kualifikues për ATP Finals (9–16 nëntor). Serbi është rekordmeni absolut i këtij eventi me 7 tituj, ndërsa i fundit daton nga viti 2023, kur mposhti Janik Sinerin në finale.

Pas humbjes nga Alkaraz në gjysmëfinalet e “US Open”, Xhokoviç u shpreh se “është e vështirë të luash pesëshe ndaj Alkarazit e Sinerit”, por pranoi se do të kërkojë të rikthehet fuqishëm për të siguruar një tjetër pjesëmarrje në finalet e mëdha të sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME