Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, Komuna e Tetovës shpall ditë zie 1 dhjetorin

Komuna e Tetovës këtë të diele ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme ku mori vendimin për të shpallur të hënën e 1 dhjetorit ditë zie. Dita e zisë është shpallur për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi i cili u përciell këtë dielë ë banesën e fundit.

Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare.

Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare të mërkurën pas një sulmi në zemër. Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...