Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it për më shumë se tre dekada, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e falënderon për gjithçka ka bërë për Kosovën dhe kombin tonë.
Beqaj e quan Engel një mik i madh i popullit shqiptar, ndërsa shton se do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve.

“Sot humbëm Elliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë. Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe.”, shkruan Presidenti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Euroja dhe dollari humbin terren ndaj lekut në javën e dytë të prillit

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Monedhat e huaja...

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan

TIRANË, 10 prill/Albania Express News/ Këshilli i Ministrave miratoi...