Ministria e Arsimit dhe e Sportit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e olimpiadave kombëtare 2025, një ngjarje që nderon dijen, përkushtimin dhe talentin e nxënësve më të shkëlqyer të vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga kjo ceremoni, ku 97 nxënës të jashtëzakonshëm u vlerësuan për arritjet e tyre.
“Një ceremoni plot emocion dhe atmosferë festive, falë edhe performancave nga virtuozët e vegjël të Shkollës së Baletit dhe Liceut Artistik, të cilët e bënë më të veçantë këtë moment, duke treguar potencialin fantastik të të rinjve shqiptare”, u shpreh Rama.
Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikatat e nxënësve fitues që mbajnë të vulosur dijen, sfidat, përkushtimin dhe orët e gjata mbi ushtrime.
Ministria e Arsimit dhe e Sportit është e angazhuar në vijimësi në përmirësimin e programeve dhe infrastrukturës shkollore, por edhe në punën për ndërkombëtarizimin e universiteteve.

