Nancy VanHorn viziton Kryeministrinë para prezantimit të qeverisë

Një ditë para prezantimit të kabinetit të ri qeverisës, i cili pritet të shpallet më 11 shtator, Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Shqipëri, zhvilloi një takim të shkurtër në Kryeministri. Diplomatja qëndroi disa minuta me Kryeministrin dhe më pas u largua, ndërsa detajet e takimit nuk janë bërë publike.

Prezantimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit, një ndryshim ky në krahasim me traditën e 12 viteve të fundit, ku fundi i gushtit ishte periudha e zakonshme për shpalljen e kabinetit të ri.

Asnjë nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të vazhdojë në detyrë, por duket se Rama ka ndërtuar skuadrën e re mbi dy parime kryesore. Së pari, në tryezën e Këshillit të Ministrave do të ulë ministra me profil të lartë teknik, për të përshpejtuar mbylljen e kapitujve të hapur të anëtarësimit në BE. Së dyti, kabineti synon të ketë sa më pak përballje me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste më 11 shtator do të bëhet e ditur edhe kush do të marrë postet e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreut të Grupit Parlamentar. Përveç ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilat aktualisht përfshijnë shumë dikastere brenda vetes.

Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur, dhe ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që synojnë postet e reja janë të dukshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mali me mbetje shembet mbi shtëpitë në Guine, të paktën 30 viktima dhe 20 të plagosur

GUINE , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 30...

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri, një tjetër i plagosur rëndë

SHKODËR, 24 gusht 2026 /Albania Express News/ – Një...

Në “Elbasan Arena” ,Vora surprizon Dinamo City, “blutë” mendojnë tani vetëm për Pafosin

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Vora nis me...