“Muzë e Shpirtit të Lirë” magjeps Elbasanin, një mbrëmje ku arti foli me ndjesi të thellë

ELBASAN,23 prill 2026/Albania Express News/Një mbrëmje e veçantë artistike u zhvillua mbrëmjen e kësaj mesjave në ambientet e Teatri Skampa, ku publiku elbasanas përjetoi koncertin “Muzë e Shpirtit të Lirë”, një event që solli emocione të forta dhe elegancë muzikore në çdo notë.

Në skenë u ngjit një trio e talentuar artistesh, të cilat dhuruan një performancë të ndjerë dhe me nivel të lartë profesional: Matilda Bajrami në flaut, Xhovana Marku në oboe dhe Ardita Bufaj në piano. Interpretimi i tyre i harmonizuar krijoi një atmosferë të rrallë, ku ndjeshmëria artistike u ndërthur me finesën dhe virtuozitetin, duke prekur thellë audiencën.

Ky koncert erdhi si një dëshmi e qartë e rëndësisë që ka promovimi i muzikës së kultivuar dhe mbështetja e artistëve profesionistë në skenat shqiptare. Nën drejtimin artistik të Mjeshtrit të Madh ,Blerim Narazani, aktiviteti mori një dimension të veçantë artistik, ndërsa në rolin e Drejtorit të Produksionit ishte Klikon Kapaj, i cili kontribuoi në realizimin me sukses të kësaj mbrëmjeje.

Koncerti “Muzë e Shpirtit të Lirë” u mirëprit ngrohtësisht nga publiku, i cili e shpërbleu performancën me duartrokitje të gjata, duke konfirmuar edhe një herë se arti i vërtetë di gjithmonë të gjejë rrugën drejt zemrave të njerëzve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit...

Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...