Muharrem Dosti: Humbja ndaj Vllaznisë nuk është fundi, por një mësim i çmuar për Elbasanin

Ish-trajneri dhe portieri i njohur i Elbasanit, Muharrem Dosti, ka vlerësuar nisjen e sezonit për verdheblutë, duke e cilësuar atë si pozitive dhe premtuese për vazhdimësinë e kampionatit.

Dosti thekson se skuadra ka treguar karakter dhe përqendrim në ndeshjet e para, elementë që i japin besim se Elbasani mund të qëndrojë në zonën e lartë të renditjes dhe të luftojë për objektiva të mëdhenj.

Duke folur për humbjen e parë ndaj Vllaznisë, ish-portieri shprehet se ajo nuk duhet parë si dështim, por si një mësim i vlefshëm. “Humbja mund të pranohet, sidomos kur vjen ndaj një ekipi si Vllaznia dhe në Shkodër. Ndonjëherë është më mirë të ndodhë tani se më vonë, sepse i jep trajnerit mundësinë të rregullojë ndonjë defekt. Kjo është një mundësi për skuadrën të përmirësohet dhe të mësojë nga gabimet,” tha Dosti.

Në prag të dueleve të radhës ndaj Vorës dhe Bylisit, të dyja në shtëpi, Dosti shprehu bindjen se Elbasani ka potencial për të marrë maksimumin. Ai thekson rëndësinë e përqendrimit dhe disiplinës, pavarësisht mungesave të lojtarëve të rëndësishëm si Dialo dhe Ibrahimi.

Dosti thekson se objektivi “Final 4” është i arritshëm: “Skuadra duhet të shikojë çdo ndeshje një nga një, pa stres, duke ruajtur vetëbesimin dhe ritmin e lojës. Me atë që kam parë këto javë kampionat, e shoh si të realizueshëm,” u shpreh ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...