Mediat turke raportojnë se e ardhmja e Ernest Muçit tashmë është vendosur. Sipas “Sports Digitale”, Besiktasi ka arritur marrëveshje për huazimin e yllit shqiptar te Trabzonspori për një vit.
Aktualisht, mesfushori dhe drejtuesit e klubit po diskutojnë detajet e kontratës përpara nisjes së kampionatit.
24-vjeçari kuqezi ishte fillimisht pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por një dëmtim e detyroi trajnerin Sylvinho ta zëvendësonte me Kristian Shpendin.



