Moti sot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare

Vendi ynë ditën e diel parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të thata e të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur lokale/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes kryesisht në zonat luginore

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore e zonat malore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 3/13 Diell
Kukës 2/8 Diell pak re
Lezhë 4/13 Diell
Dibër -1/6 Diell pak re
Durrës 5/14 Diell
Tiranë 5/14 Diell
Elbasan 4/15 Diell
Berat 7/15 Diell
Vlorë 6/15 Diell
Korçë -1/6 Diell pak re
Gjirokastër 0/14 Diell
Sarandë 6/15 Diell

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME