Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta.Aq problematike paraqitet situata, sa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokalli për disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias, ku një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Që prej natës së kaluar, reshje të rrëmbyera shiu kanë goditur Milanon, duke bërë që disa rrugë të saj të mbulohen nga uji.
Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e Komos, theksojnë ato më tej, me rrugë të përmbytura e nënkalime të mbyllura.Në provincën e Alessandrias, një kërkim me helikopter është duke u zhvilluar për një grua të raportuar të zhdukur. Ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese rezultojnë gjithashtu të prekura rëndë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë pasojë e akvitetit njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.
Edhe pse identifikohen shumë burime të gazrave serrë që po shkaktojnë ngrohjen globale, si nxitësi kryesor i tyre shihet djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitjet e të cilave gjenerojnë fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Gati 7 mijë vende të lira pune, nga financierë te punëtorë krahu

Tregu i punës në Shqipëri po shfaq kërkesë të...

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit...

Forumi BE – Ballkani Perëndimor, Manjani: 400 milionë euro investime për IA, energji të pastër dhe industri

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në...

Rama: Do të krijojmë akseleratorin e Inteligjencës Artificiale

Kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se do...