Një mesazh ndryshe dhe mjaft interesant për dhuratat e 8 Marsit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Mjekja estetiste Antonela Agaj nga Vlora ka ndarë me ndjekësit një ide që po komentohet gjerësisht . Në vend të luleve tradicionale, ajo sugjeron të dhurohet një trajtim estetik për gratë , një trajtim që është mjaft i rëndësishëm në jetën tonë.

Në postimin e saj, mjekja Antonela Agaj thekson se shpeshherë dhuratat simbolike zgjasin vetëm pak, ndërsa një trajtim për kujdesin e lëkurës mund të jetë një përvojë që jo vetëm i bën gratë të ndihen më mirë me veten, por u jep atyre edhe një moment relaksi dhe përkujdesjeje personale.
“Mos i dhuroni lule mësuesve, dhurojuni një trajtim estetik. Për të mos folur pastaj për mamin apo vjehrrën, sa shumë do ju pëlqejë si ide. Më besoni, do kënaqen më shumë”, shprehet mjekja në mesazhin e saj.

Sipas saj, për këtë periudhë nga klinika private e saj BiomedicaLab dhe BiomedicaAesthetic në qendër të Vlorës janë ofruar edhe disa trajtime me çmime promocionale, të cilat mund të shndërrohen në një dhuratë të veçantë për gratë. Mes tyre përmendet pastrimi i thellë i lëkurës me Hydrafacial, i cili ofrohet me çmim rreth 30 euro për këto ditë, ndërsa trajtime të tjera si Dermapen dhe mesoterapia ofrohen me çmim rreth 45 euro.
Mjekja thekson se në recepsion mund të gjenden edhe kuponë dhurate, duke e bërë më të lehtë për këdo që dëshiron të surprizojë një mësuese, një nënë apo një person të dashur me një dhuratë ndryshe nga ato tradicionale.

Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë konsideruar idenë kreative dhe praktike, sidomos në prag të festës së 8 Marsit, kur zakonisht gratë surprizohen me lule dhe dhurata simbolike. Këtë herë, mesazhi duket i qartë: Më shumë kujdes për veten dhe më pak formalitete.
Kontakte:
📍 Qendra e Vlorës
📞 069 444 1919
📌 BiomedicaLab
📌 BiomedicaAesthetic

