Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra të Elbasanit, në çdo stinë

Paralelisht me fushatën e pyllëzimit, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike po zhvillojnë çdo ditë procesin e krasitjes vjetore të pemëve dekorative në rrugët dhe parqet e qytetit.

Kjo ndërhyrje është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve, pasi largohen degët e dëmtuara që mund të paraqesin rrezik për kalimtarët dhe mjetet, veçanërisht gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.

Njëkohësisht, krasitja teknike ndihmon në përmirësimin e shëndetit të pemëve, duke nxitur rigjenerimin e tyre dhe duke eliminuar degët e sëmura.

Krahas kësaj, ndërhyrjet kontribuojnë edhe në ruajtjen e estetikës urbane, duke i dhënë kurorave të pemëve formën e duhur për një pamje më të rregullt të qytetit.

Agjencia e Shërbimeve Publike, po vijon në çdo lagje, sipas një kalendari të mirëpërcaktuar, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të pastër, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rikthim triumfal: Besëlidhja e Lezhës shpërthen në festë dhe siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë!

LEZHË , 11 prill 2021/Albania Express News/Një ditë që...

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj :Flukse turistike nga porti i Sarandës, deri tani prenotime nga 28 kroçera

SARANDË, 11 prill/Albasania Express News/ Qyteti bregdetar i Sarandës,...

Përpjekje për të rikthyer lirinë e lundrimit, SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qëndrore e SHBA-së (Centcom) ka njoftuar se Shtetet...