Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha: Marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën, fokus te shqiptarët në Preshevë

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të shkëlqyer, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha fushat.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Kosova është një demokraci funksionale dhe nënvizoi se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë atë në çdo drejtim. Sipas tij, edhe Samiti i Diasporës që pritet të mbahet në Tiranë do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve me shqiptarët jashtë vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Ministri bëri të ditur se çështjet që lidhen me shqiptarët në Luginën e Preshevës mbeten në vëmendje të politikës së jashtme shqiptare. Ai kujtoi se gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ka kërkuar publikisht respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, duke theksuar se ato duhet të jenë në të njëjtin standard me të drejtat e çdo qytetari tjetër.

Sipas tij, Lugina e Preshevës mbetet një nga zonat më të pafavorizuara të hapësirës shqiptare, çka e bën të natyrshme kërkesën për mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova. Në këtë kuadër, tha ai , Shqipëria ka kërkuar hapjen e një konsullate të përgjithshme në këtë rajon, me synimin për të rritur praninë diplomatike dhe për të qenë më pranë shqetësimeve të komunitetit shqiptar.

Ministri njoftoi gjithashtu një nismë të re për krijimin e një agjencie shtetërore që do të zbatojë projekte jashtë vendit. Kjo agjenci synon të mbështesë komunitetet shqiptare kudo ku ato jetojnë, me fokus të veçantë fillimisht te shqiptarët e Luginës së Preshevë. Ai theksoi se Shqipëria synon të kalojë nga një vend përfitues i projekteve ndërkombëtare në një aktor kontribues, duke ofruar mbështetje konkrete për shqiptarët në rajon dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME