Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja:Mbi 1,1 milion vizitorë të huaj në maj, rritje e flukseve nga Lituania dhe Danimarka

TIRANË, 6 qershor/Albania Express News/ Shqipëria vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon, duke konfirmuar rritjen e interesit të turistëve të huaj.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “gjatë muajit maj 2026, vendi ynë mirëpriti 1.143.595 vizitorë të huaj, një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

“Kjo ecuri pozitive reflekton besimin në rritje ndaj Shqipërisë, rritjen e investimeve private e publike në infrastrukturën turistike dhe zgjerimin e kapaciteteve akomoduese, promovimin dinamik dhe kalendarin e pasur gjithëvjetor, si dhe forcimin e reputacionit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare”, theksoi Gonxhja.

Sipas tij, rritje të ndjeshme janë regjistruar me vizitorët nga tregje të rëndësishme evropiane dhe ndërkontinentale, ndërsa Kosova me 321.714 vizitorë dhe Italia me 120.344 vizitorë, vijojnë të japin kontributin më të madh në numrin e përgjithshëm të vizitorëve.

Gjithashtu, shtoi Gonxhja, interesi në rritje nga SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera me potencial të lartë konfirmon atraktivitetin e Shqipërisë për turistët që kërkojnë përvoja autentike, kulturë, natyrë dhe mikpritje.

Rritja e vizitorëve gjatë muajit maj sipas shteteve nga ata vijnë:

Lituania +273%
Danimarka +253%
Finlanda +83%
Polonia +80%
Irlanda +63%
Izraeli +48%
SHBA +37%
Kanadaja +37%
Mbretëria e Bashkuar +32%
Suedia +26%
Republika Çeke +25%
Belgjika +24%
Italia +24%
Franca +21%
Portugalia 19%
Kosova +15%

Ministri Gonxhja u shpreh se “këto rezultate janë dëshmi e punës së përbashkët të institucioneve, operatorëve turistikë dhe komuniteteve lokale për ta bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më konkurrues, të qëndrueshëm dhe të vlerësuar në tregjet ndërkombëtare”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...