Ministri i ri i Bujqësisë, Salla: Modernizim dhe zhvillim rural drejt standardeve europiane

Sot, ministri i ri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHR), Andis Salla, u prezantua zyrtarisht me stafin drejtues të ministrisë, së bashku me Zv. Kryeministren Belinda Balluku. Gjatë takimit u theksua rëndësia e vijimit të projekteve dhe reformave që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural.

Salla u shpreh se puna e vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e teknologjive moderne është kyçe për përparimin e sektorit, në përputhje me vizionin strategjik Bujqësia2030 dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ky vizion synon të krijojë një sektor bujqësor më konkurrues, më të gjelbër dhe të orientuar drejt tregut europian, duke garantuar qëndrueshmëri dhe standarde të larta të prodhimit”, tha ndër të tjera ministri i ri.

Sallës shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të Ministres Anila Denaj dhe të gjithë stafit të MBZHR, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara iniciativat strategjike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe modernizimin e fshatrave.

Takimi i sotëm u fokusua edhe tek prioritetet e mandatit të ri, përfshirë inovacionin, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe politika që mbështesin fermerët në përputhje me standardet europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ermal Elezi:Krenari të përfaqësoj Gramshin , një vend me rrënjë të thella dhe traditë të çmuar

  Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe krenarie, deputeti i...

Formacionet zyrtare/ Ndryshime në masë në radhët e kuqezinjve, si rreshtohen skuadrat në miqësoren Shqipëri-Jordani

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel...

Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Ministri Salla: Shqipëria në fazë vendimtare të integrimit evropian për bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla...