Magjia e fundjavës vjen nga malet e Librazhdit, urimi i veçantë i deputetes socialiste Bora Muzhaqi

Përmes një postimi të ngrohtë në faqen e saj zyrtare në Facebook, deputetja socialiste e Qarkut të Elbasanit ka uruar qytetarët për një fundjavë të qetë dhe të bukur,duke ndarë një imazh të veçantë nga natyra e mrekullueshme e Librazhdit.

“Fundjavë të bukur për të gjithë, me pak magji nga malet e Librazhdit”, shkruan ajo, duke sjellë vëmendjen tek bukuritë natyrore të kësaj zone që shpesh mbetet e nën­vlerësuar në diskursin publik. Librazhdi nuk është thjesht një vend i preferuar për arratisje të shkurtra nga rutina urbane, por për deputeten,ka edhe një domethënie të thellë personale,është vendlindja e babait të saj.

Origjinën nga Polisi i Librazhdit ajo e përmend shpesh me krenari, duke e lidhur me vlerat familjare, përkushtimin dhe ndjenjën e rrënjëve që e shoqëron në misionin e saj publik.Ky mesazh i thjeshtë por i ndjerë vjen si një kujtesë për rëndësinë e lidhjes me natyrën, traditat dhe vendet që na formësojnë, por edhe si ftesë për të zbuluar thesaret e padukshme të Shqipërisë, siç janë malet dhe peizazhet e Librazhdit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME