Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi :Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për shuarjen e vatrave të zjarrit

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi informoi sot se Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në vend.

Nufi tha se “në Gurë-Lurë, Dibër zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura, teksa vijon puna për shuarjen me 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor”.

Sipas tij, nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit pranë banesave.

“Në Tërbun, Pukë operacioni vijon me 30 efektivë të FA dhe dy helikopterë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara”, tha Nufi.

Ministri Nufi bëri të ditur gjithashtu se në Dajt (Tiranë) vijon operacioni për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe një helikopter.

“Nuk ka rrezik për zonat e banuara, zjarri në Priskë është nën kontroll, ndërsa në Vakumone vatra e zjarrit është izoluar”, tha Nufi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...