Ministri i Drejtësisë Lamallari: Siguria e njerëzve të drejtësisë – vijë e kuqe, ashpërsim i Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari e konsideroi sot sulmin vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare.

Në një deklaratë për medie, Lamallari u shpreh se ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një “vijë e kuqe” që askush nuk duhet ta kalojë e që shteti do ta mbrojë me vendosmëri e me çdo çmim.

“Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës është një akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit. Ne nuk do të lejojmë që sulme si ky dhe i asnjë forme tjetër të cenojnë besimin e publikut te drejtësia e as të errësojnë përpjekjet tona të vijueshme për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, u shpreh ai.

Paralelisht me nevojën e rishikimit të sistemit të sigurisë së brendshme nëpër gjykata, Lamallari theksoi se “pashmangshmërisht duhet të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje në Kodin e ri Penal, për të cilin tashmë kemi nisur konsultimin publik”.

“Armëmbajtja pa leje si vepër penale nuk do të trajtohet më siç është trajtuar deri më sot”, shtoi ai.

Sipas ministrit Lamallari, siguria e njerëzve të drejtësisë është një “vijë e kuqe” që askush nuk duhet ta kalojë. Lamallari siguroi se asnjë akt kriminal si ky i sotmi nuk do të mundet kurrë të frikësojë drejtësinë e as misionin e magjistratëve, ndërsa siguroi se Ministria e Drejtësisë qëndron në krah të institucioneve të drejtësisë.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, për të afërmit, kolegët e tij dhe për të gjithë trupën gjyqësore. I uroj shërim të shpejtë dy personave të tjerë të mbetur të plagosur nga ky akt kriminal. U prehsh në paqe i nderuar gjyqtar Kalaja!”, u shpreh ministri Lamallari.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...