Ministri Andis Salla: Rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore do të forcojë kapacitetet

Në Ditën Botërore të Konsumatorit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vuri në dukje angazhimin e institucioneve për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore që mbërrijnë në tryezën e qytetarëve.

Në një mesazh me rastin e kësaj dite, u shpreh se nën sloganin e këtij viti “Produkte të sigurta, Konsumatorë të sigurt”, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon përkushtimin për të siguruar standarde të larta të sigurisë ushqimore.

Sipas tij, përmes Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë realizohen 1 945 teste të akredituara sipas standardit ISO 17025:2017, duke monitoruar cilësinë e produkteve ushqimore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se rritja me 12,1% e buxhetit për sigurinë ushqimore për vitin 2026 do të forcojë kapacitetet laboratorike dhe institucionale në këtë sektor.

Ai theksoi se puna për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në kuadër të Kapitullit 12 synon të garantojë më shumë siguri për konsumatorët dhe të rrisë besimin ndaj produkteve shqiptare, në rrugën drejt objektivit “Shqipëria 2030”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...