Ministri Andis Salla: Hidrovori i Spitallës në funksion të plotë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, prefektin e qarkut dhe drejtorin e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, zhvilloi sot një inspektim në hidrovorin Spitallë për të monitoruar nga afër situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë zonën.

Gjatë inspektimit, ministri Salla theksoi se Durrësi është përballur me një intensitet shumë të lartë reshjesh gjatë orëve të fundit, çka ka sjellë disa problematika të lidhura me përmbytjet dhe prurjet e shtuara.

“Jemi në rezervuarin e Spitallës për të monitoruar nga afër situatën në të cilën ndodhet Durrësi sot, me reshje të rrëmbyeshme dhe problematika të evidentuara gjatë orëve të fundit”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve, duke theksuar se bashkëpunimi mes bashkisë, emergjencave civile, bordeve të kullimit, prefekturës dhe strukturave teknike është thelbësor për menaxhimin e situatës.

“Duhet të vijojmë me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, sidomos duke pasur parasysh se, sipas parashikimit të motit, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, tha Salla.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se strukturat janë në gatishmëri për të ndjekur situatën në kohë reale dhe për të ndërhyrë sipas nevojës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të prurjeve dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.

Institucionet përkatëse do të vijojnë monitorimin e situatës në orët dhe ditët në vijim, në funksion të mbrojtjes së tokës bujqësore, infrastrukturës dhe sigurisë së qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...