Milani ndalet në shtëpi, kreu vihet në rrezik

Milani është ndalur nga Sasuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A.

Dueli u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa kuqezinjve iu anuluan edhe 2 gola të Pulisiç dhe Loftus-Çik.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Kone dhe më pas Bartesagi barazoi shifrat duke e mbyllur në 1-1 pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi direkt me gol nga Bartesagi i cili realizoi dopietë. Por Sasuolo nuk u dorëzua duke barazuar shifrat në të 77-ën.

Kështu Milani del me vetëm 1 pikë nga “San Siro” dhe rrezikon të humbasë kreun e Serisë A. Kjo për shkak se Napoli dhe Interi mund të fitojnë në ndeshjet e sotme dhe t’ja rrëmbejnë vendin e parë.

MILAN 2-2 SASUOLO

34′, 47′  Bartesagi/ 13′ Kone, 77′ Lauriente

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...