Meta përballë Gjykatës së Lartë: kërkon rrëzimin e vendimeve të GJKKO

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e paraqitur nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Meta kërkon prishjen e vendimeve të dhëna më herët nga GJKKO dhe Apeli i saj.

Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë të trupës gjykuese janë Sokol Binaj dhe Medi Bici.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024, nën akuzën se në bashkëpunim me deputeten Monika Kryemadhi dhe funksionarë të tjerë shtetërorë, kanë abuzuar me detyrat dhe postet e tyre politike për përfitime personale.

Sipas hetimeve të SPAK, çifti Meta-Kryemadhi dyshohet se kanë favorizuar kompani private dhe janë përfshirë në lobime të dyshimta në SHBA, si dhe në transaksione shitblerjesh banesash në këmbim të shumave të mëdha parash, të cilat më pas janë përpjekur t’i fshehin.

Meta akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. Hetimet e SPAK u mbyllën më 28 korrik, ndërsa dosja kaloi për gjykim në fund të gushtit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dy deputetë të rinj nga PSD betohen në Kuvend — Brahimi dhe Lasku marrin mandatin

Në seancën plenare të sotme, Besnik Brahimi dhe Shkurt...

Fosili që kthen pas 230 milion vjet – Argjentina gjen dinosaurin më të vjetër në planet

Një zbulim i rrallë shkencor ka ardhur nga vargmalet...

“Asllan Rusi” ringjallet – Tirana drejt arenës së re sportive të shekullit XXI

Në Tiranë u hap sot konkursi ndërkombëtar për rijetësimin...