Messi nuk ndalet: gol, 3 asiste dhe 1300 statistika të çmendura

Lionel Messi nuk njeh kufij. Edhe pse tashmë 38 vjeç, ylli argjentinas vazhdon të mahnisë botën e futbollit me talentin e tij që duket sikur nuk plaket kurrë.

Këtë e dëshmoi sërish në ndeshjen mes Inter Miami dhe Cincinnati për fazën e playoff-it në Major League Soccer, takim që skuadra nga Florida e fitoi bindshëm me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu kualifikimin në finalen e Konferencës së Lindjes.

Messi ishte protagonist absolut: ai shënoi golin hapës me një goditje të saktë me kokë dhe dha tre asiste në rrjetat e tjera, duke pasuruar edhe më shumë statistikat e tij të jashtëzakonshme. Me këtë paraqitje, ai e çon totalin e karrierës në 1300 gola dhe asiste të kombinuara në 1134 ndeshje. Konkretisht, Messi numëron 896 gola dhe 404 asiste—shifra që flasin më shumë se çdo fjalë për madhështinë e tij.

Një futbollist që ka argëtuar brez pas brezi dhe që vazhdon ta bëjë këtë me të njëjtën magji si gjithmonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME