Mesazh nga Drejtori i Policisë në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, iu drejtohet qytetarëve dhe institucioneve me një thirrje për të dhënë fund çdo forme dhune, duke theksuar angazhimin e palëkundur të policisë: zero tolerancë ndaj dhunës dhe mbështetje e vazhdueshme për viktimat.

Mesazh nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda

“Të nderuar qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës, ne i bashkojmë zërin tonë thirrjes botërore për t’i dhënë fund çdo forme dhune, sidomos dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Policia e Shtetit ka një angazhim të qartë dhe të palëkundur: zero tolerancë ndaj dhunës.
Asnjë viktimë e dhunës nuk është vetëm! Dyert tona janë të hapura në çdo kohë, ditë e natë; oficerët e policisë janë të trajnuar për t’ju mbështetur dhe çdo thirrje në numrin 112 trajtohet me prioritet maksimal.
Policia është në krahun tuaj, për t’ju mbrojtur dhe për të ndëshkuar autorët e dhunës. 

Ftoj të gjithë qytetarët të mos heshtin. Heshtja mbron autorët, ndërsa denoncimi shpëton jetë. Dhuna nuk është problem individual, por një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë sonë. Vetëm duke raportuar dhe duke bashkëpunuar, ne mund ta ndalim dhunën dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.

Raportoni, për të parandaluar dhunën dhe për të ndëshkuar autorët.

Faleminderit”!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...