Merkatoja e verës 2025 thyen çdo rekord, shpenzime historike në futboll

Merkatoja e verës 2025 hyri në histori, me klubet e futbollit në mbarë botën që shpenzuan plot 9.76 miliardë dollarë për transferime ndërkombëtare, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Kjo shifër përfaqëson një rritje mbi 50% krahasuar me verën e vitit 2024 dhe tejkalon edhe rekordin e vitit 2023.

Raporti zyrtar i FIFA-s tregon se Premier League angleze mbetet lideri absolut, me klube që kanë investuar gjithsej 2.73 miliardë euro. Pas Anglisë vijnë Gjermania (980 milionë euro), Italia (813 milionë) dhe Franca (625 milionë). Ndërkohë, Arabia Saudite ka rënë në vendin e gjashtë, pas shpërthimit të vitit 2023 kur ishte në vendin e dytë.

12 mijë transferime në vetëm dy muaj

Sipas FIFA-s, janë regjistruar mbi 12 mijë transferime ndërkombëtare vetëm gjatë dy muajve të fundit, një tregues i aktivitetit të jashtëzakonshëm në tregun e lojtarëve. Hyrja e Kupës së Botës për Klube në qershor 2025 ka hapur gjithashtu një “dritare shtesë” për merkato në disa vende, veçanërisht ato me klube që shpenzojnë më shumë.

Rritje e ndjeshme në futbollin femëror

Edhe pse shifrat janë më modeste, merkatoja në futbollin femëror është rritur me 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur 12.3 milionë dollarë. Rreth një e treta e shpenzimeve vijnë nga klubet amerikane.

“Jemi vetëm një vit larg nga Botërori i SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë dhe kjo po reflektohet në të gjithë sektorët, përfshirë edhe atë të futbollit femëror“, tha Emilio Garcia Silvero, zyrtari i lartë ligjor dhe i pajtueshmërisë në FIFA.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...