Megaoperacioni “First Day”: 31 të arrestuar para Gjykatës së Elbasanit

Në Gjykatën e Elbasanit po zhvillohet sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 31 të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “First Day”.

Të arrestuarit janë sjellë nga Tirana me autobus dhe ndodhen në sallën e gjyqit për të dëgjuar kërkesën e Prokurorit të çështjes, Xheljan Seferi, i cili ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.

Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale. Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Ky operacion është një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe synon goditjen e organizatave kriminale që veprojnë në territorin e Elbasanit dhe më gjerë, duke dërguar një mesazh të fortë për sigurinë dhe sundimin e ligjit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...